Maqedonia
Kuvendi i sapozgjedhur duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
Deputetët zgjidhen me mandat katërvjeçar. Mandati i deputetëve verifikohet nga Kuvendi
Mandati i përbërjes së re të Kuvendit që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare nis të rrjedhë nga seanca konstituive e Kuvendit.
Sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve. Seancën konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.
Nëse nuk caktohet seanca konstituive brenda afatit të caktuar, deputetët mblidhen dhe konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzet e një nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, transmeton albinfo.ch.
Kuvendi përbëhet nga 120 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti përfaqëson qytetarët dhe vendos në Kuvend sipas bindjes së tij.
Zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen gjatë 90 ditëve të fundit të mandatit të përbërjes së vjetër parlamentare ose brenda 60 ditëve nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.
Deputetët zgjidhen me mandat katërvjeçar. Mandati i deputetëve verifikohet nga Kuvendi.
Mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në rast lufte ose të gjendjes së jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor