Kosova

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit

Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën “Titan”

Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit madhështor evropian, “Eurovision Song Contest”.

Këtë vit do të na përfaqësojë këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, me këngën “Titan”, derisa këndon e dyta me renditje.

Besa, e cila ka bërë disa modifikime në këngë nga versioni i parë, pritet të rrëqeth publikun me performancën e saj elektrizuese; kështu së paku është parë nga pamjet e provave.

Ajo do të jetë në shoqërinë e tri valltareve, të cilat do t’i japin ngjyrim të mëtejmë performancës së saj.

Eurovisioni këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas fitores triumfuese të Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën, më 7 maj, ku përformuan 15 shtete, prej të cilave 10 vende siguruan finalen e madhe.

Sidoqoftë, sot, në gjysmëfinalen e dytë do të performojnë 16 shtete; kjo është renditja:

 

Malta;

 

Shqipëria;

 

Greqia;

 

Zvicra;

 

Republika Çeke;

 

Austria;

 

Danimarka;

 

Armenia;

 

Letonia;

 

San Marino;

 

Xhorxhia;

 

Gjeorgjia;

 

Belgjika;

 

Estonia;

 

Izraeli;

 

Norvegjia;

 

Holanda.