Zhvillim

11.6 milionë € nga Zvicra për infrastrukturën në Shqipëri

Ky projektligj kishte shkakatuar debat pasi deputetët e opozitës kërkuan që pjesë e këtij granti të ishin ndarë edhe për qarqet e Shqipërisë veriore

Zvicra do ta ndihmojë Shqipërinë me një grant që kap shumën 11.6 milionë euro për realizimin e një programi që do të siguronte furnizimin me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të përdorura për rreth 400 mijë qytetarë.

Bëhet fjalë për qytetet e Beratit, Kuçovës, Gjirokastrës, Kamzës, Lushnjës, Delvinës, Librazhdit.

Komisioni për Politikën e Jashtme në Tiranë ka miratuar tashmë edhe zyrtarisht projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane.

Sic raportojnë mediat në Tiranë, ministria e Financave e Shqipërisë, Milvana Treska, tha se projektligji i paraqitur për shqyrtim është një marrëveshje granti nga qeveria zvicerane ndërsa shuma e investimit është 11,6 milion euro.

Ky projektligj kishte shkakatuar debat pasi deputetët e opozitës kërkuan që pjesë e këtij granti të ishin ndarë edhe për qarqet e Shqipërisë veriore, si Lezhë, Shkodër, Dibër, Kukës.

Deputetët opozitarë kanë kërkuar sqarime për kriteret që 4 qarqet e veriut nuk përfitojnë nga ky grant.