Maqedonia

VMRO-DPMNE shpall fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Partia e opozitës në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që u mbajtën këtë të mërkurë.

Në një reagim pa u mbyllur ende procesi i numërimit, por që trendi i votave është shumë i vështirë të ndryshojë, VMRO-DPMNE deklaroi se ka siguruar 58 nga 120 vendet që ka parlamenti dhe fitoren e Gordana Siljanovska Davkova në garën për president me më shumë se 67% të votave përballë presidentit aktual Pendarovski