Maqedonia

Ahmeti: Ne jemi përfaqësues legal dhe legjitim, fituam 19 mandate

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka mbajtur një konferencë për media e ka quajtur frontin evropian si përfaqësues legal dhe legjitim.

Ai tha se bazuar në të dhënat e fundit, Fronti Evropian siguroi 19 mandate.

“Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedgjeve të lira demokrahtike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit e Frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO_ja ka ndihmu VLENIN, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti