Bota

AstraZeneca tërheq vaksinat e Covid-19

Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi dje një paralajmërim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim

Kompania bio-farmaceutike anglo-suedeze “AstraZeneca” njoftoi sot se ka filluar një tërheqje të vaksinës së saj kundër Covid-19 në mbarë botën, sipas “Corriere della Sera”.

Kompania farmaceutike shtoi gjithashtu se do të vazhdojë me tërheqjen e autorizimeve të marketingut për “Vaxzevria” (e njohur si vaksina kundër Covid-19 – AstraZeneca) në Evropë.

“AstraZeneca” e justifikoi tërheqjen me mungesën e kërkesës dhe tepricën e vaksinave të disponueshme aktualisht në treg.

“Meqenëse janë prodhuar shumë vaksina të përditësuara për variantet e Covid-19, tani ka një tepricë të serumeve të disponueshme”, tha “AstraZeneca”.

“Kjo ka shkaktuar një ulje të kërkesës për Vaxzervria, e cila nuk prodhohet dhe nuk furnizohet më”, shtoi kompania farmaceutike, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

Vendimi vjen pas njoftimit zyrtar të kompanisë në mars për ndalimin e tregtimit të vaksinës në Bashkimin Evropian.

Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi dje ​​një paralajmërim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim.