Muzikë
Përfaqësuesja e Izraelit në Eurovision nën masa të rrepta sigurie, i kërkohet të mos lëvizë nga hoteli
Konflikti izraelito-palestinez në Rripin e Gazës ndikoi gjithashtu edhe në eventin më të madh muzikor të Evropës, Eurovision.
Në kuadër të këtij festivali, priten protesta e trazira në shenjë proteste të pjesëmarrjes së Izraelit.
Siç është raportuar, përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan është nën mbikëqyrjen e masave të larta të sigurisë. Asaj gjithashtu i është kërkuar të mos dalë nga dhoma e hotelit përveç shfaqjeve dhe ngjarjeve zyrtare të Eurovizionit, për shkak të protestave pro-palestineze në Malmo të Suedisë, qyteti ku zhvillohet konkursi.
Policia i tha asaj që të qëndronte jashtë syve të publikut, përveç gjatë performancës.
Eden Golan mbërriti në Malmö këtë fundjavë në mes të sigurisë së rreptë, duke mbajtur një distinktiv në shenjë solidariteti ndaj pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.
Policia suedeze është në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar përforcime nga Danimarka dhe Norvegjia për konkursin më të madh të muzikës pop në Evropë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV