Lajme
Kaq sheqer lejohet të konsumohet gjatë ditës bazuar në moshë
Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit.
Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara, pasi lidhet me shumë sëmundje, si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
Sheqeri i përpunuar, pra ai që gjendet zakonisht në dyqan, megjithëse një burim kalorish dhe sëmundjesh në shumë raste, nuk mund të evitohet plotësisht. Por ka një udhëzues të thjeshtë mbi sasinë e sheqerit që duhet konsumuar bazuar në moshë.
Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit
Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme.
Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë.
Sipas American Heart Association (AHA), sasitë e sheqerit që burrat dhe gratë duhet të konsumojnë janë jo më shumë se disa lugë çaji.
Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji. Kjo masë përkthehet në 150 kalori.
Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori çdo ditë.
Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijët
Në regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer.
Gjithsesi sheqeri nuk duhet të kthehet në një normë as për fëmijët, pasi mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbipeshës.
Sasia e rekomanduar nga ekspertët për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.
Fëmijët e moshës 4 -6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gramë sheqer në ditë.
Ata të moshës 7 – 10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.
Mbi moshën 11 vjeç ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë sheqer në ditë.
A duhet të konsumojnë sheqer personat me mbipeshë
Për personat që vuajnë nga sëmundje si obeziteti apo tipe të diabetit sheqeri duhet të evitohet sa më shumë.
Në të tilla raste ju mund të konsumoni sasi shumë të pakta sheqeri vetëm një ose dy herë në javë.
Gjithsesi mjekët këshillojnë që më e mira është që sheqeri të evitohet plotësisht.
Sigurohuni të merrni sasi të shëndetshme ëmbëlsie, duke e përfituar kështu sheqerin nga frutat.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?