Lajme

Vendet turistike në Evropë ku kryhen më shumë vjedhje

Studimi i ri ka zbuluar se disa nga pikat turistike më të njohura në Evropë, për fat të keq, shkojnë dorë për dore, me disa nga statistikat më të këqija të hajdutëve të xhepave në kontinent.

Ndërsa jemi gjithnjë e më afër nisjes së pushimeve verore, është fatkeqësisht e rëndësishme të mbani mend se jo të gjithë ata që takoni në udhëtimet tuaja, do të kenë qëllime të mira.

Një studim i ri, nga kompania e sigurimit të udhëtimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, QuoteZone, ka theksuar se shumë destinacione të njohura europiane janë ‘pika të nxehta’ për hajdutët e xhepave.

Studiuesit shikuan përqindjen e përmendjeve të hajdutëve të xhepave, në vlerësimet e vizitorëve, të pesë atraksioneve kryesore turistike, të çdo vendi europian.

Italia doli në krye të renditjes, me përqindjen më të lartë se çdo vend në gjithë kontinentin, e ndjekur nga Franca dhe Spanja.

Italia

Edhe pse shumë qytete dhe qyteza në gjithë Italinë tërheqin një mori vizitorësh gjatë gjithë vitit, Roma ishte më e keqja për hajdutët e xhepave.

Në përgjithësi, QuoteZone, zbuloi se ka 478 përmendje për hajdutë xhepash, për çdo milion vizitorë britanikë, në atraksionet kryesore turistike të Italisë.

Shatërvani i Trevit i kryeqytetit doli në krye të renditjes. Kryevepra arkitekturore e shekullit të 18-të ka mesatarisht 1000 vizitorë në orë.

Turistët hedhin rreth 1,000,000 € në ujërat e tij çdo vit – por, është e rëndësishme që vizitorët të tregojnë kujdes mbi turmën.

Gjithashtu në Romë, Koloseu i lashtë dhe Panteoni, ishin pika të tjera për hajdutët e xhepave.

Jashtë Qytetit të Përjetshëm, Duomo di Milano dhe Galeria Degli Uffizi në Firence, u raportuan gjithashtu se kishin vëllimin më të lartë të sendeve personale të vjedhura, në rishikimet e udhëtimeve në internet në Itali.

Franca

Franca është një destinacion jashtëzakonisht popullor për turistët nga e gjithë bota, me Parisin vazhdimisht një nga qytetet më të vizituara në mbarë botën.

Fatkeqësisht, studimi zbuloi se qyteti, ka numrin e dytë më të madh të përmendjeve të vjedhjeve të xhepave në të gjithë Europën, me 251 për milion vizitorë.

Të pesë atraksionet kryesore të monitoruara janë në Paris, dhe Kulla Eifel me famë botërore u gjet, ndoshta çuditërisht, si më e rrezikshmja.

Vende të tjera në kryeqytetin francez, për të qenë tepër vigjilentë, janë Harku i Triumfit, katedralja Notre-Dame e Parisit dhe muzeu Orsay dhe muzeu i Luvrit.

Spanja dhe Gjermania

Pavarësisht tërheqjes së llojeve të ndryshme të turistëve, si Spanja ashtu edhe Gjermania, u zbulua se kishin 111 raste vjedhjesh për një milion vizitorë.

Barcelona është e njohur për hajdutët e xhepave, kështu që nuk është befasi, që Las Ramblas kryeson listën.

Një nga rrugët më të frekuentuara të këmbësorëve në Europë, Las Ramblas, është famëkeqe për vjedhjet, shumë prej të cilave ndodhin, ndërsa vizitorët po shikojnë një nga interpretuesit e shumtë të rrugës atje.

Gjithashtu në Barcelonë, bazilika e la Sagrada Familia është një vend për të treguar kujdes, dhe jashtë qytetit, Plaza Mayor dhe Muzeu Kombëtar Prado në Madrid, janë pikat kryesore.

Në Gjermani, vendi më i rrezikshëm për hajdutët e xhepave, është Porta e Brandenburgut në Berlin. Monumenti i shekullit të 18-të, njihet si një nga monumentet ikonë të qytetit – por, kryeqyteti është shtëpia e katër prej zonave më të vjedhura.

Jashtë kryeqytetit, Marienplatz në Mynih, është vendi ku do të dëshironi të siguroheni, që të mbani një tregoni kujdes për sendet personale.

Amsterdami

Distrikti i famshëm Red Lights i Amsterdamit, është një nga destinacionet më të njohura për turistët në të gjithë Holandën. Është gjithashtu vendi, ku turistët kanë më shumë gjasa të jenë viktimë e hajdutëve të xhepave në vend.

Me 100 raste vjedhjesh në një milion vizitorë, vende të tjera të njohura për të treguar kujdes në Holandë, janë të gjitha në kryeqytetin e saj.

Shtëpia e Anne Frank, Vondelpark, Rijksmuseum dhe muzeu i Van Gogh, janë të gjitha jashtëzakonisht të njohura – dhe vijnë dorë për dore me rrezikun e hajdutëve të xhepave.

Greg Wilson, themeluesi dhe CEO i Quotezone, thotë se megjithëse është për të ardhur keq që kaq shumë vende turistike në Europë përbëjnë rrezik për vjedhje, ka hapa që mund të ndërmerrni për të pakësuar shqetësimet.