Lajme
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
Sipas policisë, në shumicën e vjedhjeve të banesave, viktimat kanë qenë të pranishëm dhe në gjumë
Ata konsiderohen përgjegjës për deri në 80 vjedhje. Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Austrisë së Poshtme dhe Salzburgut tani kanë arritur të çmontojnë klanin kriminal që dyshohet se ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 560,000 eurosh, në Austri.
Katër shtetas shqiptarë të moshave 28 deri në 37 vjeç dyshohen për veprimet e mësipërme, trasnmeton albinfo.ch. Disa prej tyre kanë pranuar veprën, sipas hetuesve.
Pesë bashkatdhetarë të tjerë të tyre duhet ende të hetohen. Klani familjar vepronte nga Napoli, Itali. Sipas policisë, në shumicën e vjedhjeve të banesave, viktimat kanë qenë të pranishëm dhe në gjumë, shkruan kurier.at. Mirëpo, kjo rrethanë nuk i ka penguar të akuzuarit.
Një makinë me targa italiane të cilën, të dyshuarit, pas një arratisjeje të egër duke ikur nga policia e kishin lënë pranë një vreshti në Spitz an der Donau (rrethi i Kremsit) në mes të gushtit 2023, ka orientuar hetuesit në Itali. Një automjet i vjedhur në Furth pranë Göttweig u gjet pranë adresës së regjistrimit të makinës, përcjell albinfo.ch. Çështja u paraqit në zyrën e prokurorit publik të Leoben.
Pasi janë vlerësuar provat e ADN-së, një 37-vjeçar u identifikua si autori kryesor i dyshuar dhe një 35-vjeçar si bashkëpunëtor i tij. Prangat për dyshen dhe dy shqiptarët e tjerë janë vënë natën e 27 janarit në Zell am See. Kuarteti është transferuar në burgun Leoben.
Foto: LPD NÖ (Drejtoria e Policisë së Austrisë së Poshtme)
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët BE-ja kërkon që studentët nga BE-ja të mos paguajnë tarifa më të larta se studentët zviceranë....
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata