Futboll
Drejtori i Leverkusenit, me fjalë të mëdha për Xhakën
Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij te skuadra e Bayer Leverkusen.
Ai ndihmoi ekipin gjerman në fitimin e titullit kampion në Bundesliga, që ishte i pari në histori të klubit.
Gjatë një interviste, drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë fjalë të mëdha për futbollistin kosovar.
“Nëse bëjmë ndonjë ndryshim të madh gjatë verës, do të ishte vetëm të sjellim lojtarë të mëdhenj si Graniti, të cilët janë lojtarë të rregullt”, tha ai.
Në 45 paraqitje në të gjitha garat, Granit Xhaka ka arritur të shënojë tre gola, teksa ka dhuruar edhe një asistim.
Përveç me Bayerin, që janë kampion në Bundeliga, Xhaka dhe ekipi i tij janë po ashtu në finale të Kupës së Ligës dhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Gjermanët kanë bërë një hap të madh drejt finales, pasi në sfidën e parë e mposhtën Romën 0:2./Gazeta Express
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor