Lajme
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër
Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin e bordit të drejtorëve dhe menaxhmentit
Më 9 qershor, Zvicra do të votojë për dy propozime për sigurimet shëndetësore. Mjekët, spitalet, kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe prodhuesit e barnave aktualisht po debatojnë se kush mban përgjegjësinë kryesore për barrën gjithnjë në rritje të primeve.
Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin (pagat dhe bonuset) e bordit të drejtorëve dhe menaxhmentit.
Gazeta “SonntagsBlick” ka analizuar se si ka ndryshuar shkalla e shpërblimit që atëherë: Kështu, kompania Groupe Mutuel, për shembull, ka paguar drejtorin e saj të përgjithshëm 520,200 franga në vitin 2016 – duke përfshirë bonuset dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2022, shefi i lartë mori 783,300 franga. Një rritje kjo prej rreth 50 për qind brenda pak viteve.
CEO i kompanisë tjetër, asaj Sanitas ka fituar plot 955,200 franga në vitin 2023, një shifër absolutisht më e lartë krahasuar me bosët e tjerë të kompanive të sigurimeve shëndetësore. Në vitin 2016, për këtë pozicion është paguar 663,300 franga.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë së sigurimeve Helsana, nga ana e tij, ka marrë 200,800 franga për postin e tij në vitin 2016, dhe pothuajse 290,000 franga për të njëjtën punë në vitin 2023. Shembuj të ngjashëm mund të gjenden edhe te CEO-t në spitale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026