Lajme

Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi

Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë së mirënjohur Vali Ranch Resort & Congress Center, dhe njëkohësisht kryetar i bordit të rrjetit të bizneseve të Diasporës në Zvicër. Ata biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe për t’u fokusuar në projektet e përbashkëta në të ardhmen.

“Kompaninë Vali Ranch Resort & Congress Center do ta gjeni edhe tek Panairi “Prishtina 2024″ organizuar nga OEK së bashku me biznese të ndryshme nga Diaspora jonë”, ka shkruar Rafuna.