Kosova
Shkatërrohet rrjeti i mashtruesve telefonikë, në mes të të arrestuarve, edhe shqiptarë
Në Gjermani autoritetet flasin për një një mashtrim që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në këtë shkallë në Evropë
Hetuesit nga disa vende kanë zbuluar një rrjet mashtruesish telefonikë, të cilët thërrisnin mijëra njerëz çdo ditë në përpjekje për t`i mashtruar, gjegjësisht për të marrë para prej tyre.
Përveç Gjermanisë, në hetim u përfshinë edhe disa vende të Ballkanit dhe Libani, transmeton albinfo.ch. Policia ka bastisur 12 qendra telefonike (Call Center) në vende të ndryshme dhe ka arrestuar 21 persona. Në Gjermani autoritetet flasin për një një mashtrim që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në këtë shkallë në Evropë, shkruan zeit.de. Që nga dhjetori janë regjistruar mbi 1 milion telefonata mashtruese.
Mashtruesit, zakonisht paraqiteshin si të afërm ose si punonjës policie.
Hetuesit, duke shkatërruar këtë rrjet kanë parandaluar dëme në rreth dhjetë milionë euro. në rreth 6,000 raste. Më 18 prill autoritetet policore dhe gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare të disa vendeve kanë kryer kontrolle kundër rrjetit në fjalë, përcjell albinfo.ch. Kishte misione kontrolli në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Liban.
Operacionet u koordinuan nga një prokuror i autoritetit policor evropian, Europol, në Hagë, Holandë.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025