Lajme
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se kori Siparantum do të paraqitet në Vjenë, në Wiener Konzerthaus.
Memli Kelmendi ka paralajmëruar këtë event dhe ka shtuar se ky prezantim do të transmetohet edhe në televizionin ARTE.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të Kelmendit.
Të dashur miq,
Po fillojmë një lajm të jashtëzakonshëm për ne!
Nga data 4 – 8 MAJ 2024, Kori Siparantum do të udhëtojë për në Vjenë, ku do të ngjitet përseri në skenën prestigjioze për koncertin e datës 7 Maj në Wiener Konzerthaus, Großer Saalme me Orkestren Simfonike të Vjenës, Wiener Symphoniker me korin e njohur Wiener Singakademie me rastin e 200 vjetorit të Premierës së Simfonisë së Nëntë të Ludwig van Beethoven (Ludwig van Beethoven Symphonie Nr. 9 d-moll op. 125) Koncerti do të dirigjohet nga dirigjentja botërore Joana Mallwitz dhe do të transmetohet në ARTE.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV