Literaturë
Cyrih: U promovua botimi gjermanisht i romanit “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës
Botimi i librit “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës në gjuhën gjermane "Die Töchter des generals" ishte shkas i organizimit të promovimit në Cyrih të Zvicrës
Të premten, më 26 prill 2024, në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih të Zvicrës u prezantua libri “Bijat e gjeneralit” i autores Mimoza Hysa, i përkthyer në gjuhën gjermane nga Loreta Schillock dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Anthea Verlag Berlin”, nën mbështetjen e Shtëpisë së Përkthimit “TRADUKI”.
Në vazhdim, albinfo.ch boton theksime nga shkrimi i autorit Vaxhid Sejdiu, që bën fjalë për këtë mbrëmje.
Botimi i librit “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës në gjuhën gjermane ishte shkas i organizimit të promovimit në Cyrih të Zvicrës. Një mbrëmje e mrekullueshme në shërbim të librit, letërsisë dhe kulturës shqiptare, ku morën pjesë nxënës, mësues dhe dashamirë të librit, të cilët me prezencën dhe bashkëbisedimin e tyre me autoren Mimoza Hysa i dhanë mbrëmjes një “frymëmarrje” ndryshe.
Programi filloi me një melodi instrumentale me kitarë “Canario” nga Gaspar Sanz, interpretuar nga Vendim Thaqi, mësues dhe «shef i derpartementit» për kitarë në shkollën e muzikës «MKZ» (Musikschule Konservatorium Zürich. Më pas ishte “e zonja e shtëpisë”, drejtoresha e bibliotekës Suela Jorgaqi, e cila me një fjalë përshëndetëse u dëshiroi mirëseardhje autores së librit, përkthyeses dhe të gjithë pjesëmarrësve, si dhe foli për bibliotekën të cilën ajo e drejton, e cila është mjaft e pasur edhe me libra shqip.
Autoren Mimoza Hysa dhe autoren e librit të përkthyer profesoreshën e Universitetit të Shtutgartit Loreta Schillock i prezantoi Vaxhid Sejdiu, mësues dhe bashkëkryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër. Pasi prezantoi jetën dhe krijimtarinë e tyre letrare foli shumë shkurt edhe për librin, duke theksuar: “Ajo që më ka bërë përshtypje në roman është figuracioni dhe meditimi letrar që lirisht mund të thuhet se është një meditim poetik. Përplasja e karaktereve, situatave, gjuha e pasur, rrjedha e lirë e mendimit e sjell lexuesi deri në faqen e fundit sa çel0 e mbyll sytë. Një libër që të bënë për vete po sa ta fillosh sepse dy anët e medaljes e mira dhe e keqja e mbajnë lexuesin pezull…”.
Bashkëbisedimin me autoren Mimoza Hysa e zhvilloi përkthyesja Loreta Schillock, e cila gjithashtu lexoi edhe fragmente nga libri në botim gjermanisht. Në mes tjerash dallojmë edhe këtë: Pyetjes, si i keni përshkruar dy personazhet, të cilat janë dy motra, janë binjake, por që duket sikur është vetëm një personazh, i ndarë që përfaqëson dy karaktere? – Ajo do t`i përgjigjet: ”Në zemrën e secilit prej nesh rron e mira dhe keqja, por edhe gjithçka që ndodhi më parë u bë, pikërisht, nga ne, prandaj për t’ u kuptuar shkaqet, duhet të nisemi nga vetja”. Nuk mund të ketë reflektim për një situatë, në qoftë se nuk nisemi nga vetja… I tërë romani është një përplasje mendimesh për të kuptuar se çfarë ndodhi atëherë e çfarë ndodh sot…”.
Në fund promovimi u mbyll me një interpretim mbresëlënës të nxënëses së shkollës shqipe në Neuenhof, Melisa Selimi, e cila këndoi këngën me vargjet e Dritëroit “Kur të jesh mërzitur shumë” dhe me një melodi instrumentale për kitarë tradicionale këngën e njohur shkodrane me titull “Pranvera fillo me ardhë”, përshtatur për kitarë nga Vendim Thaqi.
Në këtë takim letrar ishte i pranishëm edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Avni Zejnullahu.
Pas promovimit të librit drejtoresha e bibliotekës znj. Suela Jorgaqi për të gjithë pjesëmarrësit kishte përgatitur një apero, e cila u bë shkas për të vazhduar edhe pas dy orëve promovimi, bashkëbisedim në këmbë, me libër në dorë dhe si zakonisht një nënshkrim nga autorja.
Vaxhid Sejdiu
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?