Foto: Miss & Mister Zvicra Frankofone
Gruaja
Diellza Januzi në finalen e “Miss & Mister Zvicra Frankofone”
Nga katër konkurrentë shqiptarë në garën e bukurisë “Miss & Mister Zvicra Frankofone”, vetëm Diellza Januzi arriti të kualifikohet për në finale
Diellza Januzi do të jetë e vetmja shqiptare që do të marrë pjesë në finalen e “Miss & Mister Zvicra Frankofone 2015”
Në këtë garë bukurie kishin marrë pjesë katër shqiptarë: Pajtim Mehmetaj, Valon Kadriu, Argjira Blakaj dhe Diellza Januzi, por vetëm kjo e fundit arriti ta sigurojë “biletën” për në finalen e këtij spektakli. “Gjysmëfinalja ishte vërtet një natë më shumë emocione, kënaqësi, stres, por edhe keqardhje”, shprehet Diellza për albinfo.ch pas përfundimit të gjysmëfinales, e cila u mbajt më 30 janar.
“Me erdhi shumë keq që bashkatdhetarët e mi, me të cilët isha bashkë pjesë e kësaj gare nuk arritën të kualifikohen. Kisha dëshirë që së bashku të shkojmë në finale”, pohoi 17-vjeçarja nga komuna e Vitisë, e cila është e lindur në Lozanë të Zvicrës.
Finalja e spektaklit “Miss & Mister Zvicra Frankofone” do të mbahet më 13 qershor në Fribourg të Zvicrës. Diellza që nga tash është duke u përgatitur që të prezantohet sa më denjësisht në natën finale. “Nga nata finale pres që të arrij minimumin në tri vendet e para. Shpresoj që të gjithë shqiptarët t’i bëj krenarë me paraqitjen time”, thotë bukuroshja shqiptare.
Diellza me modelim ka filluar të merret qe tre vjet dhe deri më tash ka qenë pjesë e disa aktiviteteve të modës, ndërkohë punon në një dyqan të parfumerisë dhe kozmetikës. Në të ardhmen mendon të bëhet një modeliste e njohur jo vetëm në Zvicër, por edhe jashtë saj.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor