Futboll

Daku ‘godet’ sërish me një gol të bukur

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus, ku ka shënuar sërish në të dytën javë radhazi.

Daku arriti të shënojë një gol të bukur në minutën e 43-të pasi kaloi disa kundërshtarë dhe me një goditje precize me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë.

Ky është goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani i cili ka shërbyer edhe 4 raste për shokët e skuadrës, transmeton albinfo.ch.

Te Rubin Kazan, Daku është një titullar i padiskutueshëm dhe po shpërblen besimin e trajnerit.

Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë ndër emrat që pritet të grumbullohet nga Sylvinho për kampionatin “Euro 2024” në Gjermani.