Lajme

Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze

Mësohet se kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj që mbahet në Belgjikë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se në njërën kategori të festivalit prestigjioz prapë synon triumfin midis 93 grupeve korale nga 19 shtete të ndryshme.

“Në datat 26 – 29 Prill 2024, Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në këtë garë të madhe, ku do të garojë në kategorinë ‘G’ përpara 93 koreve nga 19 shtete të ndryshme. Kori ynë do të prezantojë një repertor të pasur me vepra nga autorë të shquar”, shkruhet në komunikatën e korit “Siparantum”.

Aty bëhet i ditur edhe programi me të cilin Kori nga Peja prezantohet në qytetin Neerpelt të Belgjikës. Vepra “Me nji lule” e Memli Kelmendit dhe “Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgëndërr” e Baki Jasharit dërgojnë muzikën shqiptare në qytetin që gjendet në provincën Limburg në Belgjikë.

“Siparantum” do të interpretojë në  “CC Palethe Overpelt” në kuadër të edicionit të 72-të të Festivalit me nam. Po atë ditë bëhen të ditura edhe rezultatet e garës.