Kriza në Ukrainë

Presidenti ukrainas paralajmëron “Çernobil të dytë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pasi Ukraina shënoi përvjetorin e fatkeqësisë së vitit 1986, ka paralajmëruar për mundësinë e përsëritjes së një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çernobilin.

“Centrali më i madh bërthamor në Evropë pranë Zaporizhzhya ka qenë në duart e terroristëve rusë për 785 ditë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Nga komuniteti ndërkombëtar ai ka kërkuar të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta rikthyer termocentralin nën kontrollin e ukrainasve, në mënyrë që bota të shpëtojë nga një katastrofë e re bërthamore, teksa rikujtoi njerëzit që ishin të përfshirë në katastrofën e Çernobilit 38 vjet më parë, shkruan yahoonews.

“Dhjetëra mijëra njerëz duke e rrezikuar shëndetin e tyre ndaluan përhapjen e gazit dhe ndihmuan në eliminimin e pasojave të tmerrshme të tij në vitet që pasuan”, u shpreh ai.

Ndryshe, aksidenti në fjalë konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore, pasi reaktori i katërt i termocentralit të atëhershëm sovjetik shpërtheu teksa për shkak të radioaktivitetit, vendet si Ukraina dhe Bjellorusia u mbyllën dhe dhjetëra mijëra njerëz u zhvendosën.