Shkurt.ch
Zviceranët po e mbajnë frangun në minimum?
Banka Nacionale e Zvicrës duket se pas vendimit për heqjen e fiksuar të kursit të këmbimit të frangut kundrejt euros vendosi të mbajë normën minimale të këmbimit ndaj euros, që do t’i kushtojë shtetit.
Shkrimi i gazetës zvicerane “Schweiz am Sonntag”, që citon një burim të paidentifikuar në Bankën Nacionale të Zvicrës, pretendon të jetë minimum midis 1.05 -1.10 franga”.
Objektivi, i cili nuk është bërë publik, do t’i kushtojë Bankës Nacionale të Zvicrës 10 miliardë franga.
Frangu i fortë do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, sepse ajo pengon veprimtarinë e kompanive zvicerane në tregun botëror dhe ka pasoja edhe për turizmin.
Banka Nacionale e Zvicrës në mes të muajit janar krejt papritur vendosi të shfuqizojë kursin e këmbimit të fiksuar kundrejt euros, duke çuar në një forcim të ndjeshëm të valutës zvicerane, duke shkaktuar problem për qytetarët në mbarë botën, të cilët kanë kredi në franga.
Euro ka arritur kohët e fundit të rimëkëmbet dhe të rritet në rreth 1.04 franga.
Zëvendëspresidenti i Bankës Nacionale të Zvicrës më herët kishte deklaruar se janë gati për të ndërhyrë në tregun valutor.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











