Lajme

Kosova shënoi një prezencë të fuqishme me pjesëmarrjen e saj të parë në Panairin e Hanoverit

Panairin më të madh industrial në botë

10 biznese nga Kosova nga sektori i teknologjisë dhe përpunimit të metalit prezantuan inovacionet dhe produktet e tyre.

Pjesëmarrja e tyre u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), përcjell albinfo.ch.

Në këtë panair me rendësi të veçantë ekonomike, mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të cilët së bashku me Ambasadorin Faruk Ajeti, në kuadër të panairit zhvilluan takime të ndryshme me përfaqësues nga politika, biznese dhe përfaqësues të shoqatave ekonomike gjermane, takime me bizneset dhe përfqësues te fushave të ndryshme nga diaspora, për të promovuar bashkëpunimin dhe investimet në Kosovë.