Foto: albinfo.ch Der Dichter Isuf Sherifi liest Passagen aus dem Buch vor
Integrimi
Një familje kosovare nëpër botë
Përurohet në St. Gallen libri i gazetares zvicerane Elisabeth Kaestli, “7 vëllezër e 7 motra”
Kushdo që kërkon të ngushëllohet me ikjet masive të kosovarëve drejt Perëndimit, mund ta blejë botimin më të ri të autores zvicerane me banim në Prishtinë, Elisabeth Kaestli.
„Shtatë vëllezër e shtatë motra“ është libri që flet për fatin e një familjeje shqiptare që kërkon jetë më të mirë dikund jashtë Kosovës.
Protagonist të këtij rrëfimi të dhimbshëm të lëshimit të vendit janë 14 fëmijët e familjes Reka nga një fshat i largët i komunës së Kaçanikut që shtrihet në vijën kufitare Kosovë – Maqedoni.
„Vëllezërit dhe motrat Reka rrëfejnë për jetën e vështirë në fshat në vitet e 60-ta dhe për rrugët e ndryshme, herë-herë aventureske drejt botës. Rrëfimet e tyre japin një pamje të detajuar të emigracionit në trajta të vogla, diç që na shfaqet me mijëra herë në Evropë“, shkruhet në fund të këtij botimi që kishte mbledhur disa dhjetëra lexues në përurimin e librit që i organizohej autorës në St. Gallen nga veprimtarë të diasporës shqiptare në Zvicër.
Në këtë mes ishin dhe poetët Isuf Sherifi, Muharrem Blakaj dhe Shefqet Dibrani. Ky i fundit kishte përgatitur një ndër kritikat më të mira për këtë libër, tha përkthyesja e librit, Ajtene Asani Xhemajli.
Duke folur për librin, Elisabeth Kaestli tha të jetë e lumtur që kaq shumë shqiptarë kanë ardhur sot në përurim; diçka të njëjtë nuk e përjeton me zviceranët, u shpreh ajo.
„Kjo është një histori e vërtetë e një familjeje të madhe nga fshati Kërbliq. Kjo familje ka vërtet 7 djem e 7 vajza dhe kjo është një gjeneratë e tërë“, tha ajo. „Fëmija i parë ka lindur me 1949 dhe i fundit 26 vjet më vonë“.
Nga këta katërmbëdhjetë fëmijë, njëmbëdhjetë kanë shkuar jashtë vendit të shtyrë nga situata e rëndë ekonomike, presioni politik e lufta. Këta janë shpërndarë nga Maqedonia nëpër Zvicër e deri në Kanada, tregonte historinë e kësaj familjeje autorja e librit.
E cila përmes kësaj familje ka gjetur frymëzimin për të përshkruar jetën tipike të shqiptarëve.
„Për mua kjo është një histori nga Kosova, ku unë duke u nisur nga një familje mund të tregoja shumë gjëra që janë tipike për ju shqiptarët“.
Libri “7 vëllezër e 7 motra” u vlerësua me nota të larta nga të pranishmit dhe kritikët letrarë. Komplimente të shumta mori po ashtu përkthyesja e librit nga gjermanishtja në shqip, Ajtene Asani Xhemajli.
Historitë e familjeve shqiptare me 14 fëmijë, ndonëse nuk janë tipike, ato ekzistojnë. E nëse bjen nën 10 dhe shkruan një libër për një familje me shtatë, mos më anashkalo mua se kam shumë për të të treguar, i tha autores poeti popullor, Shefqet Asani.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët