Kosova
Kurti nga Gjermania fton diasporën t`i përgjigjet regjistrimit të popullsisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Gjermania ku po qëndron i ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë në Regjistrimin e Popullsisë. Ai përmes një video-mesazhi ka thënë se përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm.
“Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që gjithsej duhet të zgjasë rreth 10 minuta. E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm. Diaspora është shtyllë qendore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit. Andaj, të dashur bashkatdhetarë, regjistrohuni në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj”, ka thënë kryeministri Kurti.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës