Kosova
Kurti në Hannover Messe 2024, flet për mundësitë që ofron Kosova për investime të huaja
Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, nën organizimin e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, morën pjesë në prezantimin dhe diskutimin me biznese (Bussiness to Busisness).
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri listoi dhe shtjelloi katër faktorë kryesorë që e bëjnë Kosovën destinacion të veçantë për investime të huaja nga Gjermania.
Të parin e renditi besimin e fortë dhe lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të përforcuara nga diaspora jonë. Të dytin, ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike që e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm për nearshoring dhe përkushtimin tonë për demokraci dhe liri ekonomike. Dinamizmi ekonomik, gatishmëria për investime, rritja e Bruto Produktit Vendor dhe projektet e mëdha infrastrukturore, përfshirë ato në fushën e energjisë, i theksoi si faktor të tretë. Kurse sektorin e teknologjisë dhe atë të prodhimit, bashkë me përparësinë konkurrues dhe frymën innovative, si faktor të katërt.
Ai i ftoi kompanitë që të eksplorojnë mundësitë që ofron Kosova dhe ta vizitojnë atë që të njëjtat t’i shohin nga afër.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës