Lajme
I arrestuari për spiunazh ndaj Kinës del të jetë ndihmësi i eurodeputetit gjerman
Një ndihmës i një deputeti të Parlamentit Europian, i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e ekstremit të djathtë, është arrestuar në Gjermani me dyshimin për “spiunazh të rëndë” për Kinën.
Prokurorët njoftuan se i arrestuari është Jian Guo dhe e akuzuan për përcjelljen e informacionit në lidhje me diskutimet në legjislaturën e Bashkimit Europian tek inteligjenca kineze.
Faqja e internetit e Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet e qershorit për asamblenë, liston Jian Guo si një nga ndihmësit e tij. Krah tha se kishte mësuar për arrestimin e Guo nga mediat dhe se do të ndalonte së punuari me të nëse akuzat vërtetoheshin.
Ndihmësi, i cili jetonte në Bruksel dhe në Dresden, spiunoi gjithashtu figurat e opozitës kineze në Gjermani, thanë prokurorët. Ai u arrestua në Dresden të hënën dhe banesat e tij u kontrolluan.
“Ai akuzohet për një rast veçanërisht të rëndë për një shërbim sekret të huaj”, thuhet në deklaratë.
Dy javë më parë, gazeta çeke Denik Na dhe revista gjermane Der Spiegel raportuan se një tjetër kandidat i AfD-së në zgjedhjet e Parlamentit Euvropian, ligjvënësi gjerman Petr Bystron, kishte marrë para nga një faqe mediatike proruse.
Ankthi për spiunazhin kinez është rritur në gjithë Europën muajt e fundit. Tre shtetas gjermanë u arrestuan të hënën me dyshimin se kishin dorëzuar teknologji me aplikacione ushtarake. Në të njëjtën ditë, dy burra u akuzuan në Britani për spiunazh për Kinën. Më 25 mars, SHBA-ja dhe Britania akuzuan Pekinin për spiunazh kibernetik kundër miliona njerëzve, përfshirë ligjvënës, akademikë dhe gazetarë, si dhe kompani, përfshirë kontraktorët e mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit