Futboll

Asllani, kampion i Italisë me Interin

Futbollisti shqiptar është shpallur kampion i Italisë, ashtu si edhe portieri zviceran Yann Sommer

Interi është kampion i ri i Italisë. Zikaltrit fituan titullin e 20-të në histori, apo yllin e dytë në fanellën.

Zikaltrit fituan titullin pesë javë pa përfunduar kampionatin, madje, u shpallën kampionë, duke mundur rivalin lokal, Milanin 1:2, shkruan albinfo.ch.

Pjesë e këtij suksesi ishte edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani. Për të është hera e parë që shpallet kampion i Italisë, pasi kishte fituar Kupën dhe Superkupën.

Kujtojmë se edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Napoli me Amir Rrahmanin.

Titullar për Interin ishte portieri zviceran, Sommer, duke pasur mbrojtjen më të mirë në Itali deri më tani.