Kosova
Rohde: Për keqardhje dhe shkatërruese kërkesa e Listës Serbe për bojkot
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar Listën Serbe për kërkesën e tyre që u kishin bërë qytetarëve serbë për bojkotim të procesit të votimit, pro apo kundër largimit të kryetarëve shqiptarë nga komunat e veriut.
Në një përgjigje për Klankosova.tv Rohde deklaroi se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.
“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, tha Rohde.
Diplomati gjerman theksoi se “ata që bënë thirrje për bojkot, morën pikërisht atë që kërkuan”.
“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërruese, kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ky proces dështoi, pasi që në këtë iniciativë votuan vetëm 253 qytetarë.
Për të kaluar kjo iniciativë ishte dashur të votonin 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit