Zhvillim
Gjakova prezanton ofertat për investime në Bazel
Për dy ditë me radhë me ekspozita, prezantime, stenda etj.“Gjakova-Basel” ka intensifikuar bashkëpunimin në mes të partnerëve në Kosovë dhe në Zvicër
Promovimin e gjithanshëm të Kosovës që ishtë bërë për dy ditë me radhë në Bazel në Forumin Ekonomik-Kulturor-Turistik e ka kompletuar Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës. Është hera e dytë që ajo, në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës po viziton Bazelin. Këtë herë ajo erdhi me ftesën e shoqatës „Gjakova-Basel”.
Numri i madh diasporës gjakovare është përqenduar në Zvicër dhe takimi i sotshëm ishte një mundësi për t’u ofruar informacione të nevojshme dhe për të krijuat hapësirë atyre që të kthehen dhe të investojnë në komunën e tyre.
E këto oferta investimesh i morën nga dora e parë nga kryetarja e Komunës së Gjakovës.
Por, kryetarja e Gjakovë pret edhe idetë nga bashkatdhetarët për biznes dhe për investime.
„Ne kemi përgatitur infrastrukturën në mënyrën më të mirë të mundshme që ata të ndihen të vlerësuar dhe të kenë levërdi ekonomike. Përfundimisht ka kaluar koha që ne të presim vetëm ndihma nga diaspora. Duhet të jemi partnerë me diasporën dhe krijojmë kushte që ata të zhvillojnë biznesin e tyre mbi punësimin dhe zhvillimin ekonomik”, tha kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë verë Komuna e Gjakovës do të organizojë një konferencë për investime me mërgatën gjakovare.
Kryetarja e Gjakovës tha se tashmë është momenti të bëhet një kthesë e mirëfilltë për investime dhe zhvillim ekonomik në Gjakovë.
Ajo tha se Qeveria e Zvicrës vazhdon ta mbështesë komunës e Gjakovës në shumë projekte milionëshe.
Ka përmendur projektin për trajtimin e ujërave të zeza që është investim i përbashkët zvicerano-gjerman, e që kap shumën 13 milionë euro. Po ashtu ka bërë të ditur se tashmë janë lidhur kontakte me disa kompani zvicerane që kanë ardhur në Gjakovë me ndihmën e bashkatdhetarëve gjakovarë.
„Gjakova shumë shpejt do ta finalizojë projektin e parkut të biznesit që pritet të hapet sivjet dhe do të jetë një mundësi e mirë që aty të zhvillojnë veprimtarinë e tyre afariste nga diaspora, por edhe firmat zvicerane”, tha Kusari-Lila.
Një prezantim që lidhet më shumë me mundësitë e reja të punësimit në Kosovë (projekti EYE, i financuar nga Qeveria zviceriane) e paraqiti drejtori i projektit Helvetas Swiss Intercooperation, Heini Conrad (me drejtorin e Helvetas në ditën në vijim albinfo.ch publikon një intervistë të zgjeruar për projektin e punësimit në Kosovë).
Këtu u prezentuan edhe mundësitë e lidhjes së shërbimeve të Teknologjisë Informative të Kosovës me tregun e Zvicrës, nga firmat e ndryshme të Kosovës, siç janë Swiss MDA, Karrota, Baruti, MIK Agency, ZAG APPS, Arizona Partners, Darts Security, Logistic Plus.
Të gjitha kompanitë treguan potencial të lartë për bartjen e shërbimeve të tyre nga Kosova në tregun e Zvicrës, por edhe më gjerë.
Dy kompani zvicerane shprehën interesim të lartë për të bashkëpunuar me këto kompani. “Jemi shumë të interesuar të shfrytëzojmë potencialin që na ofrohet nga një vend i cili është shumë afër Zvicrës si gjeografikisht, ashtu edhe nga aspekti gjuhësor”, tha Thierry Bosshart nga firman Irix.
Në këtë Forum ka qenë i pranishëm edhe këshilltari i ministrit të Diasporës, Kushtrim Sheremeti. Mysafiri nga Kosova ka folur për projektin e regjistrimit të diasporës që ka filluar vitin e kaluar. “Regjistrimi tenton të sjellë një pasqyrë të saktë demografike të diasporës”, ka thënë Sheremeti.
Ndër të tjera është prezantuar edhe boksieri shqiptaro-zviceran dhe kampioni evropian, Arnold Gjergjaj, si shembull integrimi dhe afrimi në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Para Gala mbrëmjes në përmbyllje të Forumit, gazetarja dhe shkrimtarja, Elisabeth Kaestli, e cila prej një kohe të gjatë u është përkushtuar shkrimeve mbi dhe për Kosovën, ka promovuar në Bazel librin e saj „7 vëllezër, 7 motra – një familje kosovare nëpër botë” (7 Brüder, 7 Schwestern – eine kosovarische Familie in der Welt) që i kushtohet familjes Reka nga Komuna e Kaçanikut. Një pjesë e kësaj familjeje është e vendosur prej kohësh në Zvicër.
Për dy ditë me radhë me ekspozita, prezantime, stenda me informacione dhe atraksione si dhe kontakte të drejtpërdrejta “Gjakova-Basel” ka intensifikuar bashkëpunimin në mes të partnerëve në Kosovë dhe në Zvicër në fushat si ekonomia, turizmi, kultura, arsimi, shëndetësia dhe bashkëpunimi ekonomik.
Shoqata “Gjakova-Bazel” synon të vazhdojë me takime këtilla edhe vitet e ardhshme, ashtu sikurse edhe projektet e tjera të partneritetit në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës