Zhvillim
Në korrik fillon invesimi 410 milionësh në Brezovicë
Sipas zyrtarëve të njësisë për implementimin e projektit “Brezovica”, ata gjithçka deri tash e kanë nën kontroll
Investimi në Brezovicë, ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, në të cilon për 17 vjet parashihet të investohen 410 milionë euro, ka të gjitha mundësitë të fillojë në kohën e paraparë.
Sipas zyrtarëve të njësisë për implementimin e projektit “Brezovica”, ata gjithçka deri tash e kanë nën kontroll. Dhe jo vetëm ata, por edhe zyrtarët e komunës së Shtërpcës, thonë se komuna do ta ndihmojë maksimalisht pronarin e ri.
Se çfarëdo reagimi për këtë projekt do të ishte i dëmshëm dhe i pa arsyeshëm e thonë edhe ekspertët e ekonomisë. Këshilltari për Marrëdhënie me Publikun, nga Njësia Implementuese e Projektit të Brezovices, Manik Begolli , thotë se kontrata në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë përzgjedhëse konzorciumit francezo-andorian, pritet të nënshkruhet gjatë muajit mars. Ai nuk e sheh problematike ndonjë pengesë eventuale në Brezovicë.
“Tash për tash gjithçka është nën kontroll, kemi kontakte zyrtare të vazhdueshme me investitorin , investitori e ka parasysh gjithë situatën mirëpo Qeveria e Kosovës së bashku edhe me mbështetësit tjerë është duke bërë çmos që investitorit ti ofroj siguri dhe ambient të përshtatshëm për me i sjell investimet në Kosovës. Deri më tani nuk kemi probleme, shpresojmë që gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë Begolli.
Ai po ashtu thotë se konzorciumi vjen për një projekt të ri, kjo që ka ndodh në Shtërpcë është pjesë e politikave të Komunës, të qendrës ekzistuese, për këtë sezon. Ai ka treguar se investimet në Brezovicë do të fillojnë diku nga muaji korrik ose gusht.
“Përafërsisht në korrik ose gusht, fillojnë punimet atje, po ligjërisht janë 180 ditë shtesë që investitori do t`i ketë për dorëzimin e këtyre dokumenteve të nevojshme”, ka thënë Begolli.
Ai po ashtu ka thënë se në periudhën 17 vjeçare investitori do të bëjë investime në vlerë prej 410 milion euro. Investimet sipas tij, janë të ndara në tre faza. Në fazën e parë parashihen të investohen 164 milion euro , në të dytën 154 milion euro dhe në fazën e fundit 80 milion euro.
Nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, Nikola Krstiç, për KosovaPress tha se sa ka ai informata ende nuk është nënshkruar kontrata dhe se ata do ti ndihmojnë pronarit të ri.
“Sa unë e di ende nuk është nënshkruar kontrata për koncesionimin e Brezovicës dhe vendimi për atë vjen nga grupi ndërministrorë. Komuna e Shtërpcës është bashkë me grupin ndërministror i formuar për projektin e Brezovicës dhe Komuna e Shtërpcës jo që nuk do të pengoj por ka me i ndihmuar pronarit të ri”, ka thënë Krstiç përmes telefonit.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, nuk përjashton mundësin e protestave të banorëve të pa kënaqur atje.
“Duhet pasur parasysh se partitë politike serbe, por edhe një pjesë e popullatës, janë kundër privatizimit, apo dhënies në shfrytëzim të pasurive që gjinden për brenda komunave të banuara me popullatë serbe, atëherë reagimet, qoftë edhe në formë të protestës, mund të jenë të pritshme”, ka thënë në përgjigjen elektronike për kosovapress, Rexhepi.
Ai ka shtuar se ato janë krejtësisht të pa arsyeshme, meqenëse sipërfaqja nga shtrihet kompleksi turistik në Brezovicë nuk është vetëm e komunës së Shtërpcës.
Madje sipas tij, me investime, përfitues i drejtpërdrejtë do të jete popullata që jeton në këtë komunë dhe se fundmi investimet në këtë kompleks do të ndikojnë edhe për zhvillimin e degëve tjera, kryesisht në sektorin privat.
“Pra, protestat mund të jenë të nxitura nga motivet e tjera, kryesisht politike, e jo për çështje ekonomike, apo sociale. Reagimet që vijnë nga Beogradi edhe për rastin e Brezovicës janë të pritura. Ata ende konsiderojnë se Brezovica është e tyre, por në fakt këtë nuk mund ta argumentojnë me asgjë”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka shtuar se edhe për çështje pronësore të Brezovicës nuk ka nevojë të bisedohet as edhe në Bruksel, ndërsa sipas tij, nëse ka pretendime të tjera, atëherë duhet gjetur modalitetet me të pranueshëm për të dyja palët, ashtu që ato të përmbushen.
Ndryshe, konzorciumi francezo-andorian do ti ketë në shfrytëzim për 99 vjet të ardhshëm 3364 hektarë tokë të Kosovës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik