Lajme
Çmimi i gazit arrin nivelin më të lartë në Evropë
Çmimi i gazit natyror në Evropë ka arritur nivelin më të lartë në tre muaj për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Kontrata standarde e TTF për dorëzim në një muaj u rrit në 33,95 euro (36,12 dollarë) për megavatorë në bursën e Amsterdamit.
Ky është çmimi më i lartë që nga fillimi i janarit.
Javën e fundit çmimi i gazit natyror është rritur me më shumë se 20%, duke u rikuperuar nga rënia e çmimeve në muajt e parë të vitit.
Një arsye për rritjen është frika e investitorëve nga një luftë e re në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i mundshëm në furnizimet me gaz nga rajoni, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Tregjet e mallrave presin reagimin e Izraelit pas sulmit iranian të së shtunës.
Më parë, një dimër jashtëzakonisht i butë në Evropë kishte shkaktuar një rënie të çmimit të gazit.
Në shkurt çmimi arriti në 22,31 euro, niveli më i ulët që nga vera e kaluar.
Niveli i depozitimit të të gjitha objekteve evropiane të depozitimit të gazit ishte 62%. Sipas shoqatës GIE, megjithatë, gjatë pesë viteve të fundit niveli mesatar ishte vetëm 43%.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave