Tematike
Mashtruesja e IV arrin sukses në Gjykatën Federale: Arrest shtëpie me pranga këmbësh, në vend të burgut
Ajo i kishte mashtruar mjekët se ishte e sëmurë dhe kështu mori padrejtësisht një pension invaliditeti prej 225.000 frangash
Një grua ka “shtyrë luftën” e saj juridike deri në Gjykatën Federale kundër detyrimit për të vuajtur një pjesë të dënimit të saj në burg. Tani Gjykata e Lartë e Bernës duhet të shqyrtojë një variant tjetër të dënimit.
Më 10 maj 2019 Gjykata e Lartë e Bernës pati dënuar një grua, atë kohë 56-vjeçare, nga regjioni Seeland, me një dënim me burg prej 36 muajsh, 10 muaj prej të cilëve me kusht, transmeton albinfo.ch. Ajo i kishte mashtruar mjekët duke i bërë që të besonin se kishte simptoma sëmundjesh dhe kështu mori padrejtësisht një pension invaliditeti për vite me radhë. Shuma që ajo kishte përfituar pa të drejtë arriti në 225.000 franga.
Ishte planifikuar që ajo të fillonte dënimin e saj me burg më 16 gusht 2021, por ajo ka bërë një ankesë. Kishte kërkuar që paraburgimi të kryhet në formën e monitorimit elektronik – me pranga elektronike në kyçin e këmbës dhe arrest shtëpie të monitoruar elektronikisht. Ajo pohonte se kishte frikë në dhomat e mbyllura dhe gjithmonë i duhej të kishte një rrugë shpëtimi përpara, raporton “Berner Zeitung”.
Të gjitha instancat gjyqësore në kanton kishin hedhur poshtë ankesat e saj. Por Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër ka argumentuar, ndër të tjera, se raportet mjekësore nuk ishin përfundimtare dhe se çrregullimi i panikut dukej se ishte shfaqur për herë të parë pasi shërbimet korrektuese (burgjet) kantonale kishin refuzuar zgjidhjen e prangave të kyçit të këmbës.
Tani gruaja ka arritur sukses në Gjykatën Federale. Kështu, Gjykata e Lartë e Bernës duhet të kontrollojë edhe një herë nëse kërkesat për monitorim elektronik janë përmbushur në rastin e saj, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë: Nuk duhet të ketë rrezik arratisjeje dhe nuk priten krime të tjera.
Deri më tani Gjykata Federale ka supozuar në praktikën e saj gjyqësore se monitorimi elektronik ishte i lejueshëm vetëm nëse kohëzgjatja totale e dënimit me burg nuk kalonte 12 muaj. Sipas një njoftimi për media, gjyqtarët në Lozanë tani kanë “arsye serioze objektive” për të braktisur praktikën e vjetër të monitorimit elektronik dhe për ta përshtatur atë me gjysmëburgosje. Për të dy standardet e dënimit është thelbësore që dënimi i pakushtëzuar të mos zgjasë më shumë se një vit, përcjell albinfo.ch. Në rastin e gruas është dhjetë muaj.
Gjykata Federale mori parasysh në vendimin e saj debatin aktual parlamentar dhe kritikat. Në vendimin e saj, ajo theksoi se monitorimi elektronik zvogëlon efektet negative në jetën e punës dhe atë shoqërore.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?