Futboll
Gazeta zvicerane: Ndërtojani Xhakës një përmendore!
"Rrallë ka pasur një lojtar i vetëm një ndikim të tillë tek një skuadër kampione e Bundesligës, siç e ka Granit Xhaka te Bayer Leverkusen"

Titulli i parë i kampionit të Bundesligës për skuadrën Bayer Leverkusen, pas 120 vjet të ekzistimit, është bërë lajm që kalon caqet e futbollit dhe të Gjermanisë. Dhe, ky titull, pos trajnerit të madh Xabi Alonso, më së shumti i detyrohet, kujt tjetër por Granit Xhakës.
Kjo, edhe për faktin se, të paktën në 60 vjetët e kaluara, kjo skuadër e madhe asnjëherë nuk kishte arritur të merrte titullin e kampionit dhe, për pasojë mbante vazhdimisht etiketën si “vize” (të dytit), transmeton albinfo.ch.
Duke komentuar suksesin e madh të skuadrës gjermane, gazeta Blick në komentin e shkruar nga redaktori i saj i futbollit, porosit gjermanët që në titull: Ndërtojani Xhakës një përmendore (shtatore)! Duke bërë këtë “sugjerim”, gazetari i referohet një deklarate, të dhënë gjysmë me humor nga Xhaka, në shkurt, para gazetarëve zviceranë, përcjell albinfo.ch. Ai kishte thënë kështu: “Ndoshta do të ketë një shtatore timen, në verë”.
Dhe, tani, pak muaj më vonë, por më herët se që kishte premtuar, gazetari shkruan: “Nga e diela, Bayer Leverkuseni nuk është më “vize”. Kjo i takon të kaluarës. Dhe kjo, krahas me trajnerin, Alonson, ka të bëjë në radhë të parë me Granit Xhakën. Edhe pa shiritin e kapitenit, ai është dora e zgjatur e trajnerit, “shefi mental” dhe zgjidhësi i problemeve në terren, lideri i një skuadre të formësuar me shumë talent.
Rrallë ka pasur një lojtar i vetëm një ndikim të tillë tek një skuadër kampione e bundesligës siç e ka Granit Xhaka. Prandaj, ai do ta meritonte një shtatore.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër