Shqipëria
Kampet e emigrantëve në Shqipëri, ja kur pritet të hapen
Kampi për emigrantët që do të ngrihet në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës, pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali, nuk do të jetë gati deri më 10 nëntor. Edhe pse njoftimet e para të qeverisë italiane dhe shqiptare flisnin për hapjen në datën 20 maj, gazeta italiane “La Republica” shkruan, duke cituar Ministrinë italiane të Mbrojtjes se kampi do të hapet në fund të vitit 2024.
Gjithashtu më herët buxheti për ndërtimin e qendrave të pritjes, menaxhimit dhe mbajtjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër do kushtonte 654 mln euro, por sipas një artikulli të “La Repubblica” kosto rrezikon të shkojë deri në 1 miliard euro për 5 vjet.
Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e para dhe është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në muajin maj, ku do të duhen muaj që ato të jenë gati për të pritur emigrantët që do të transferohen aty deri në përgjigje të kërkesave për azil nga autoritet italiane, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ndërsa u ratifikua në Parlamentin e të dy vendeve.
Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, deri në pritje të miratimit të kërkesës për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.
Në kampet e ngritura në Shqipëri do të vijnë vetëm burrat që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, ndërsa të miturit, gratë dhe të moshuarit do të dërgohen në Itali.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën