Zhvillim
Investimet zvicerane në Gjakovë
Qeveria e Zvicrës është bërë investitori kryesor edhe në komunën e Gjakovës, sidomos në investimet në sistemin e furnizimit me ujë dhe në trajtimin e ujërave të zeza.
Qeveria e Zvicrës është angazhuar në shumë fusha në Kosovë dhe mbetet mbështetësi më i madh i Kosovës në aspektin e investimeve, në veçanti në sistemin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza.
Zvicra poashtu është duke u angazhuar edhe në sektorin privat dhe investimet e huaja nga ky vend janë gjithmonë në rritje.
Zviceranët po mbështesin komunën se Gjakovës për mbulimin e tërësishëm të qasjes në ujë të pijes për të gjithë rajonin e Gjakovës.
Krijimi i rrjetit me ujë të pijës do të përfshijë 12 fshatrat e Rekes dhe Luginës së Caragojës si: Guska, Molliq, Devë, Sheremet, Ramoc, Dallashaj, Pacaj, Rracaj, Meje, Madanaj, Rrypaj, Babaj Bokës, Duzheneë, Koroncë, Shishman, Necë, Popoc, Ponoshec, Smolic, Stubëll, Brovinë, Berjah, Dobrosh dhe Nivokaz.
Poashtu është investuat edhe në projektin për trajtimin e ujrave të zeza që për kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka një rëndësi të vecantë për shëndetin e qytetarëve dhe njëkohësisht ka ndikim edhe në zhvillimin ekonomik.
“Ky projekt do të jetë një bashkëfinancim i Qeverisë Zviceranevme 8 milion euro dhe 6 milion euro donacion nga Qeveria Gjermane ndërsa komuna e Gjakovës do të marr përsipër shpronësimet e nevojshme”, ka deklaruar për albinfo.ch numri një i komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
“Bashkëpunimi me Qeverinë e Zvicres ka qenë gjithmonë i ngushtë dhe po forcohet cdo ditë e më shumë si pasojë edhe e numrit të madh të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicer. Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë mundësi sa më të mira investitorëve të huaj. Në këtë aspekt, komuna tashmë ka pregatitur edhe materialet e nevojshme si “Invest in Gjakova” dhe Broshuren “Tourist Guide” që të ju ofroj informata të nevojshme investitorëve potencial në Fushën e Biznesit, Lehtësirat Fiskale dhe Zonen e Lirë Ekonomike”, thotë për albinfo.ch kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.
Janë 1.268.214 milionë euro investime nga Zvicra që janë regjistruar në komunën e Gjakovës. Ndërsa investimet e vedësve të komunës dhe Hidrosistemit “Radoniqi” kapin vlerën 567.480 euro.
Bëhet fjalë për Investimet në Programin RWSSP (Rural Water Supply and Sanitation) faza e pestë nga Qeveria Zvicerane për ujë dhe kanalizim në zonat rurale të komunës së Gjakovës.
Komiteti Drejtues i Programit RWSSP të Zvicrës të faza e V-të, ka marrë vendim sa i përket projektit për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit në zonat rurale të komunës së Gjakovës, të cilat kanë qenë të propozuara nga KRU-të “Radoniqi” dhe Qeveria Komunale e Gjakovës.
Të gjitha projektet që janë propozuar në Qeverinë Zvicerane janë aprovuar
- Shuma e investimit 696.417euro nga Program RWSSP zvicerane) ndërsa investimet nga Komuna 383.050 euro).
Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit bë Rekën e Mirë: Hereq, Dujakë, Planqor dhe Firaj; - Shuma e investimit 238.814 euro nga Program RWSSP zvicerane) ndërsa investimet nga Komuna 64.000 euro.
Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat e Dushkajës: Rakoc, Zhabel, Gërgoc, Bardhaniq, Kralan dhe Jabllanic; - Shuma e investimit 288.614 euro nga Program RWSSP zvicerane) ndërsa investimet nga Komuna 115.430 euro. Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në Kramavik;
Shuma e investimit 44.369 euro nga Program RWSSP zvicerane ndërsa investimet nga Komuna 5.000 euro.
Nuk mungojnë as investimet private nga bashkëatdhetarët gjakovarë që jetojnë në Zvicër. Në janar të vitit 2015 gjatë një vizite në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenië Sociale në Gjakovë, përfaqësuesi i shoqatës Gjakova-Basel (Basel, Zvicër) , Malush Tullumi ka premtuar se kjo shoqatë do të sjellë gjatë këtij vitit disa paisje shëndetësore si ndihmë personelit shëndetësor (stetoskop, tensiometer,etj). Ndërsa Drejtoria e Administratës në Gjakovë ka qenë përfituese e projektit antikorrupsion, e cila impelementohet nga UNDP në kuadër të planit të integrimeve evropiane, mbështetëse e së cilës është ambasada e Zvicrës.
Mundësi e mire promovimi të Gjakovës në Zvicër është edhe Forumi Ekonomik, Kulturor e Turistik për Kosovën në Bazel që organizohet të premten dhe të shtunën nga shoqata GjakovaBasel.
Gjatë dy ditëve në vijim organaizatorët synojnë afirmimin e Kosovës dhe vlerave të saj para publikut zviceran dhe vendosja e urave për bashkëpunim të shumanshëm në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Për realizimin e këtyre objektivave në Forum do të jenë të pranishëm përfaqësues të subjekteve të shumta ekonomike, politike, kulturore, turistike e arsimore nga Kosova dhe Zvicra, gjegjësisht Bazeli.
Shoqata GjakovaBasel deri më tash ka bërë shumë për afrimin në mes të dy qyteteve dhe në mes të dy vendeve.
Ajo përbëhet nga aktivistë vullnetmirë në Bazel dhe në Gjakovë, të cilët së bashku kanë organizuar një numër manifestimesh, kryesisht të natyrës kulturore, në Zvicër dhe në Kosovë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik