Futboll

Xhaka në fanellen e Leverkusenit realizoi 42 ndeshje pa humbje

Mësohet se bilanci i Bayer Leverkusenit pa disfatë tani është 42 ndeshje rresht, përcjell albinfo.ch.

Fitoren e 37-të në këtë ecuri fantastike, skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Xabi Alonso, e shënoi të enjten mbrëma ndaj West Ham Unitedit.

Leverkuseni ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, e fitoi me rezultatin 2:0.

Golat e fitores u shënuan nga sulmuesi Jonas Hoffman, në minutën e 83-të, si dhe Victor Boniface në minutën e parë të kohës shtesë.

Granit Xhaka, udhëhoqi mesfushën e Leverkusenit edhe në këtë ballafaqim. Ai e kompletoi ndeshjen.

West Hamit i duhet punë e madhe në ndeshjen kthyese pas një jave për ta eliminuar skuadrën gjermane.

Leverkuseni është afër që ta fitojë titullin e parë në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë për herën e dytë në histori.