Kosova

Diaspora ndikoi qê Kosova të dalë me rritje ekonomike

3.7 për qind është rritja ekonomike aktuale derisa ajo e vitit të ardhshëm do të jetë prej 3.9 për qind në Kosovë.

Kjo sipas Raportit të Bankës Botërore që u publikua të enjten.

Këtë nivel, Kosova e arriti falë diasporës dhe remitencave

“Rritja e PBB-së në Kosovë pritet që të përshpejtohet në 3.7 për qind në vitin 2024, e mbështetur nga stabilizimi i vazhdueshëm i çmimeve ndërkombëtare dhe më vonë do të rritet drejt potencialit të Kosovës prej rreth 4 për qind, e nxitur nga flukset e qëndrueshme të diasporës dhe një rritje graduale e investimeve”, thuhet në raportin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.