Kuriozitete
Apple zvogëlon prodhimin në Kinë
Një raport i ri shkruan se një në shtatë iPhone tani prodhohet në Indi, duke treguar për një përshpejtim të konsiderueshëm në punën e Apple për të zvogëluar varësinë nga Kina.
Varësia e Apple nga Kina, si qendër prodhuese kyçe, e ka vënë kompaninë në një pozitë gjithnjë e më të cenueshme…
Rreziqet e varësisë së Apple nga Kina
Nevoja e Apple për të zvogëluar varësinë nga Kina, si qendër prodhimi, është e qartë prej shumë vitesh, por ndikimi i pandemisë në fabrikën më të madhe të montimit të iPhone në botë e theksoi edhe më shumë këtë.
Vlerësohet se ndërprerja e lidhur me COVID-19 i ka kushtuar kompanisë 1 miliard dollarë në javë.
Ndër të tjera, tensionet politike në rritje mes ShBA-së dhe Kinës ka bërë që qeveria kineze të dekurajojë qytetarët që të blejnë iPhone.
Tani, një në shtatë iPhone prodhohet në Indi
Prej kohësh, Apple synon Indinë si seli të dytë të prodhimit parësor. Prej kohësh qarkullojnë lajme ambicioze – një e katërta e iPhone mund të prodhohen në Indi brenda 2025 dhe gjysma e të gjithë iPhone brenda 2027, por deri më tani përparimet kanë qenë relativisht modeste.
Por në raportin e fundit, Bloomberg shkruan se në vitin e fundit janë bërë hapa të konsiderueshëm.
Sipas asaj që publikoi të mërkurën Bloomberg News, Apple montoi në Indi, iPhone për një vlerë prej 14 miliardë dollarësh në vitin fiskal 2024.
Bloomberg News shkruan se Apple prodhon në Indi 14% të të gjithë pajisjeve më të shtrenjta, ose 1 në 7, sipas personave që kanë dijeni me çështjen.
Montimi në Indi i iPhoneve deri tani është ndarë në tre furnizues: 67% është realizuar nga Foxconn; 17% nga Pegatron dhe 14% nga Wistron/Tata. (Wistron u largua vitin e kaluar, duke ankuar se Apple nuk e lejonte të realizonte fitime, dhe Tata mori përsipër prodhimin e saj).
Kjo e ka ndihmuar kompaninë me seli në Cupertino të zvogëlojë rreziqet që lidhen me varësinë e tepërt nga një furnizues i vetëm.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?