Lajme
Rriten rastet e ngrirjes së vezëve nga gratë që duan të bëhen nëna pas të 40-ave

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja për motive apo probleme shëndetësore. Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi, ku mesatarisht procedurat janë rritur me rreth 25-30 % në vit që nga 2016.
Pavarësisht përqindjes, që në 2020-2021 preku deri në 70%, në shifra flitet për rreth 5000 raste në 2016 në Evropë, e në 11 mijë në 2021, ndërsa në SHBA nga 16 mijë u kalua brenda 3 vitesh në 25 mijë.
Mjekët shpjegojnë se kjo është një procedurë kur ndihmon dhe jep mundësinë e riprodhimit, por nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete për të patur një fëmijë të ardhshëm në kasafortë të ngrirë.
Rastet e suksesit për një shtatzani në momentin e kërkesës janë mesatarisht 70% me 15 ovocite, e deri në 95% me 25 vezë të ngrira.
Trajtimet e fekondimit in vitro janë në rritje konstante në të gjithë botën dhe paralelisht po punohet edhe me inteligjencën artificiale, kryesisht për vlerësimin e rasteve dhe uljen e numrit të mos suksesit të fekondimit, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e procedurave.
E-Diaspora
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg,...
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare Birësimet ndërkombëtare të fëmijëve duhet të vazhdojnë të lejohen në Zvicër, pavarësisht abuzimeve të dokumentuara në...
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur
-
Fedpol: Rritje e raportimeve për pastrim parash, ndalimeve të hyrjes dhe kërcënimeve në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër