Lajme
Festa e Bajramit në komunitetin shqiptar në Zvicër
Festa e Fitër Bajramit ka mbledhur bashkë bashkatdhetarët gjithandej nëpër Zvicër në mëngjesin e së mërkurës gjatë ceremonisë së faljes për këtë festë të rëndësishme të besimit islam.
Në pamundësi për të shkuar në vendlindje për Fitër Bajram, diaspora u mblodh për të falur namazin nëpër xhami dhe salla sporti.
Njëra prej sallave të rezervuara të St.Gallenit nën udhëheqjen e Hoxhë Mehas Alija po shërbente për të kryer ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit për bashkatdhetarët shqiptarë të besimit islamë, që shënon edhe fillimin e kësaj feste nga myslimanët e gjithë botës.
“Për fat të mirë, një pjesë e madhe e mërgimtarëve janë në vendlindjen tonë, pasi ka edhe ditë pushimi. Për ata që s’kanë mundur të shkojnë, këtu jemi të gjithë ne, sepse kemi mundur të takohemi dhe çmallemi me njëri tjetrin”, u shpreh krytetari i Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, Imami me origjinë nga Tetova, Mehas Alija.
“Xhamitë shqiptare, kanë traguar një gjallëri të vërtetë dhe aktivitete të shumta. Ka qenë atmosferë shumë e bukur, në Zvicër, Ramazani ka harenë e vetë dhe si diasporë, kemi qenë shumë aktivë dhe shumë mirë”
Ndërkohë ka falënderuar autoritetet zvicerane për ndihmën dhe mbështetjen për organizimin e aktiviteteve kulturore.
“Ka shumë përkrahje nga institucionet në Zvicër, kemi gjetur përkrahje dhe nuk ka pasur pengesa për organizime të ndryshime, si iftare po ashtu edhe për falje të namazit”, u shpreh në një intervistë për Televisionin Klan në Prishtinë, Hoxhë Mehas Alija.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë