Kosova

19-vjeçarja shqiptare nga Italia shpallet më e bukura në Kosovë

Lejla Ibrahimi është një vajzë nga Italia, e cila së fundmi ka vendosur të hyjë në botën e modelizmit, përcjell albinfo.ch.

Ajo është 19-vjeçare, është lindur dhe rritur në Itali, studion për Gazetari dhe punon në Call Center në Kosovë, mirëpo në garën e më të bukurës ajo është shpallur Miss Kosova.

Ajo në të ardhmen dëshiron të jetë moderatore e një prej televizioneve shqiptare. /Albinfo.ch