Zhvillim
Sot në Bazel, Forumi për ekonomi dhe turizëm Kosovë-Zvicër
Pas përgatitjeve të gjata, nesër, e premte, 30 janar, fillon Forumi Ekonomik, Kulturor e Turistik për Kosovën në Bazel që organizohet nga shoqata GjakovaBasel. Është ky një aktivitet kompleks i shtrirë gjatë dy ditëve në vijim, me një pogram shumë të ngjeshur, synimi i fundit i të cilit është afirmimi i Kosovës dhe vlerave të saj para publikut zviceran dhe vendosja e urave për bashkëpunim të shumanshëm në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Për realizimin e këtyre objektivave në Forum do të jenë të pranishëm përfaqësues të subjekteve të shumta ekonomike, politike, kulturore, turistike e arsimore nga Kosova dhe Zvicra, gjegjësisht Bazeli. Shoqata GjakovaBasel deri më tash ka bërë shumë për afrimin në mes të dy qyteteve dhe në mes të dy vendeve. Ajo përbëhet nga aktivistë vullnetmirë në Bazel dhe në Gjakovë, të cilët së bashku, edhe në përbërje të tjera, kanë organizuar një numër manifestimesh, kryesisht të natyrës kulturore, në Zvicër dhe në Kosovë.
Aktivitetet zhvillohen në këtë adresë: Launchlabs Gundeldinger Feld, Dornacherstr. 192
Forumi për Kosovën që mbahet nesër dhe pasnesër është aktiviteti më ambicioz që shoqata ka zhvilluar deri më tash. albinfo.ch është partner dhe sponsor medial i këtij organizimi dhe do të mbulojë atë medialisht. Në dokumentin bashküengjitur, të interesuarit mund të informohen me programin e detajuar të dy ditëve të “Forumit…”
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik