Kosova
Diplomati austriak: Marrëveshjet Kosovë-Serbi, të vlefshme
Palët u pajtuan para ndërkombëtarëve
Diplomati austriak e ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet në Rambuje, Wolfgang Petritsch, thotë se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë janë të vlefshme, pasi palët “janë pajtuar para dëshmitarëve ndërkombëtarë”.
“Është praktikë evropiane që në rastet kur dy politikanë të lartë, krerë të dy shteteve pajtohen dhe marrin zotime para dëshmitarëve ndërkombëtarë, që në këtë rast është Bashkimi Evropian, pra, kur ata japin një pëlqimin verbal për një çështje të caktuar para ndërmjetësve ndërkombëtarë, atëherë kjo marrëveshje është e vlefshme, pra, ka vlefshmëri ndërkombëtare. Këto marrëveshje, kjo në Bruksel dhe Ohër, ashtu si më parë, janë të vlefshme, dhe unë besoj se Brukseli do të zhvillojë takime të tjera me Beogradin që ta detyrojë të njohë marrëveshjet dhe zotimet që ka marrë përsipër. Kjo marrëveshje tashmë është pranuar, sepse fjala e një presidenti apo një kryeministri është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi i tij”, është shprehur ai për Radio Kosovën.
Sipas diplomatit austriak, Kosova është plotësisht në agjendat e politikave të përbashkëta të sigurisë në BE, duke theksuar se secili veprim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do ta mobilizonte NATO-n.
“Po ju them me bindje të plotë dhe ju them se në Kosovë nuk mund të ketë luftë ashtu siç ndodhi me Millosheviqin. Por, unë e them me brengë se incidente të tilla, si ai në Banjskë, janë të mundshme dhe ato do ta zhvendosnin procesin paqësor shumë vjet prapa. Diçka e tillë duhet të pengohet patjetër dhe kjo gjatë këtij vit, pra gjatë vitit 2024, duhet të garantohet me praninë e KFOR-it në veri”, ka thënë ai.
Zyrtari austriak ka thënë se Rusia s’ka ndikim direkt në Kosovë, por është faktor “që shfrytëzon situatën që dëshiron të pengojë ndikimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”. Sipas tij, Kosova është në rrugë të mbarë në integrimin evropian dhe pritet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës./Koha.net
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët