Lajme
Gjermani: Partia ekstremiste AfD gjysmën e financimit e merr nga shteti
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e klasifikuar si një ekstremiste e dyshuar e krahut të djathtë nga shërbimet sekrete kombëtare, merr pothuajse 50% të financimit të saj nga arkat e shtetit, sipas të dhënave të reja.
Në vitin 2022, financimi publik përbënte pothuajse 45% të të ardhurave totale të AfD-së, krahasuar me pak më pak se 30% për socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz, sipas raporteve të partisë të publikuara nga Bundestag, ose Dhoma e Ulët e Parlamentit, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se AfD merr përqindjen më të lartë të financimit publik nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Bundestag.
Në terma absolutë, AfD mori nivelin më të ulët të financimit shtetëror nga të gjitha partitë në vitin 2022, me 10.4 milionë euro (11.3 milionë dollarë).
Megjithatë, kryesisht për shkak të të ardhurave shumë të ulëta nga anëtarësimi, që arrijnë në rreth 3.8 milionë euro, këto zënë një peshë prej 44.9% të të ardhurave totale.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh