Shqipëria
734 mijë turistë vizituan Shqipërinë gjatë marsit
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama njofton se 734 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit mars, ose ndryshe 91% më shumë se marsi i vitit të kaluar.
Më tej, kreu i shtetit shprehet se mbi 1.7 milionë turistë të huaj e kanë vizituar vendin gjatë tre muajve të parë të vitit.
Në lidhje me shtimin e numrit të vizitorëve, Rama thekson “duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”, përcjell albinfo.ch.
Postimi i Ramës:
“MBI 1,7 MILIONË TURISTË TË HUAJ na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes.
734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”, shkruan Rama.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












