Futboll

Lille i Zhegrovës shënon një tjetër fitore të rëndësishme, mposht Marseillen

Mësohet se Lille ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në garën për të siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca triumfoi sonte në shtëpi ndaj Marseillet, në kuadër të javës së 28-të në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.

Jonathan David (54′ penallti), Remy Cabella (71′) dhe Gabriel Gudmundsson (84′) shënuan golat e fitores për “Les Dogues”.

Ndërkaq, golin i vetëm për Marseille erdhi nga Ismaily (54′), i cili realizoi autogol.

Edon Zhegrova edhe sonte ishte titullar dhe luajti për 89 minuta.

Lille pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të njëjta me Monacon, që ndeshjen e kësaj jave e luan të dielën ndaj Rennes.

Marseille është në vendin e shtatë me 39 pikë.