Kosova
Kosovë: 50 euro dënim për këmbësorët që përdorin telefonin gjatë kalimit të rrugës
Policia e Kosovës ka njoftuar se me Ligjin e ri, këmbësorëve u është ndaluar përdorimi i telefonave dhe dëgjueseve në vesh, kur e kalojnë rrugën, shiritin, shtegun e biçikletave ose binarët. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro.
Ndërkohë, edhe shoferëve u është bërë thirrje që gjatë kohës së drejtimit të mos mbajnë telefonin në dorë dhe pajisje të tjera, të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 500 euro, pikë negative e ndalesë në drejtim të mjetit motorik.
“Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!
Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës