Futboll

FIFA publikon ranglistën, Zvicra mbetet në pozitën e 19-të

Ranglista e re FIFA-s u publikua sot, ku në pozitën e 19-të ka mbetur Zvicra ku rregullisht paraqiten shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.

Argjentina e Lionel Messit është në vendin e parë, kurse në pozitën e dytë është Franca. Belgjika është ngritur në vendin e tretë. Anglia ka rënë në vendin e katërt, kurse Brazili është në vendin e pestë.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë për dy pozita. Nga pozita e 64-t ka rënë në pozitën e 66-të Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka lëvizur nga pozita e 102-të në ranglistë me 1375 pikë.