Shqipëria
Shqipëria, në prag të sezonit veror kërkon 2000 punonjës
Një në dy vende të lira pune sot është në sektorin e turizmit. Në prag të kulmit të sezonit turistik veror, baret, restorantet apo hotelet në vend po vuajnë sa për kamerierë, banakierë, kuzhinierë, sanitare, aq edhe për shoferë, guida, ciceronë e menaxherë. Janë rreth 2 mijë vende të lira në prag të sezonit masiv veror.
“Bëhet fjalë për stafin e kuzhinës kryesisht. I gjithë jugu është në kërkim. Paguhen me paga marramendëse”, tha kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Sfida më e madhe e këtij sezoni për operatorët turistikë është ofrimi i një shërbimi cilësor, i cili është nën presionin e mungesës së punonjësve. Dhje kjo mungesë, veçanërisht e burimeve njerëzore të kualifikuar, po kthehet në kosto të drejtpërdrejtë për të gjithë në përgjithësi dhe turizmin në veçanti.
“Ne i kemi bërë thirrje edhe qeverisë në takimet që kemi pasur se çfarë mund t’iu ofrojmë ne emigrantëve që ata të kthehen e të punojnë në Shqipëri”, u shpreh Dervishi.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën