Integrimi
Bashkohuni në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike “Shpëto Jetë” në Zurich!
Të bashkohemi për të bërë ndryshim pozitiv në jetën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënavedhe fëmijëve në Kosovë,
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 6-të të mbrëmjes filantropike në Zurich. Me kontributin tuaj, ne do të sigurojmë pajisje mjekësore esenciale dhe rrjedhimisht kushte më të mira profesionistëve shëndetësor që prindërit mos të kenë më nevojë për trajtim jashtë vendit për foshnjet e tyre.
Bashkohu në këtë ngjarje të mbledhjes së fondeve “Save a Life” më 24 Maj 2024, nga ora 19:30 në Marriott Hotel, adresa Neumühlequai 42, 8006 Zürich, Schweiz.
Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me fjalime frymëzuese, mundësi rrjetëzimi, filantropi, Apèro, muzikë live nga Denik Prizreni & Band dhe Trio Frymorë.
Pjesëmarrja dhe mbështetja juaj do të ndikojë drejtëpërdrejtë në jetën e foshnjave të lindura para kohe dhe familjeve të tyre, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme dhe më të shëndetshme për të gjithë.
Siguroni biletën në link: https://eventfrog.ch/de/p/diverses/save-a-life-edicioni-i-6-te-i-ngjarjes-filantropike-7195735223618710941.html
Action for Mothers and Children
Sefedin Ahmeti, Prishtinë, Kosovë
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Maj 2024
- Ora19:30
- Data e përfundimit24 Maj 2024 - 23:00
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












